Aktualitet

'Qëndisi' flamurin kuqezi mbi dëborë, autori për ZËRI: Na u desh 3 ditë...

ZËRI kontaktoi me të dhe i mori një intervistë për të mësuar më shumë detaje sesi nisi projekti dhe mënyrën e realizimit të tij nga Kasmi dhe bashkëpunëtorët.

k.m.a.b.
'Qëndisi' flamurin kuqezi mbi dëborë, autori për
Krijimi i Duli Kasmit

TIRANË- Duli Kasmi një nga realizuesit e flamurit kuqezi në borë, pamje që ka pushtuar sot rrjetet sociale të të gjithë shqiptarëve për festën e 28 Nëntorit. ZËRI kontaktoi me të dhe i mori një intervistë për të mësuar më shumë detaje sesi nisi projekti dhe mënyrën e realizimit të tij nga Kasmi dhe bashkëpunëtorët. Në rrëfimin e bërë për ZËRI, Kasmi tha se flamuri është realizuar në zonën e Krastës në Martanesh dhe është vazhduar për 3 ditë, për shkak të motit të keq dhe dëborës që binte në mal. Gjithashtu, për të gjithë 'kritikët', ka bërë me dije se bojrat e përdorura ishin ekologjike në mënyrë që të mos krijonin asnjë dëmtim. 

INTERVISTA E PLOTË PËR ZËRI-n:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.media)

Si erdhi ideja për të realizuar flamurin gjigant kuqezi mbi dëborë në Martanesh?

Duli Kasmi: Diskutojmë shpesh me kolegun dhe shokun tim Denis Bala për ide dhe projekte kreative që mund të realizojmë. Një nga këto ishte flamuri për festat e Nëntorit. Mbi dëborë dhe në Martanesh kanë qenë dy gjëra që nuk i kishim parashikuar për shkak se projekti u realizua në datat 24-27 kur koha ishte me reshje dëbore.

Çfarë materialesh përdore për këtë projekt? Ishte e vështirë gjetja e tyre?

Duli Kasmi: E gjithë ngjyrosja është realizuar me bojëra ekologjikë, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin. Pas disa kërkimeve në treg dhe ndihmës nga specialistë të këtyre materialeve ishte e lehtë gjetja e këtyre materialeve jo të dëmshme.

Ishte e vështirë realizimi i shqiponjës? Dhe sa kohë iu mori? Kjo zonë ishte vendodhja juaj e parë për të realizuar flamurin?

Duli Kasmi: Është e vërtetë që kemi një flamur jo të thjeshtë për t'u vizatuar, por këtë na e bëri të lehtë artisti dhe piktori i talentuar Arjan Sufa, i cili e vizatoi në dëborë. Koha që na u desh për përfundimin e flamurit ishte 2 ditë për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit, ftohti dhe reshjet e borës na e vështirësuan punën por me përkushtim dhe vendosmëri ia dolëm.

Kush ishin bashkëpuntorët e tu në këtë projekt?

Duli Kasmi: Duke qenë se unë jam "brand ambassador" i Vodafone Albania, sëbashku diskutojmë shpesh projekte të bukura dhe një ndër to ishte projekti i flamurit të pikturuar në tokë. Gjej rastin të falenderoj "Vodafone Albania" për mbështetjen e madhe që i dha grupit për realizimin e kësaj vepre arti kaq të bukur. 

Mund të na tregosh nëse po punon për projektin e radhës…për Krishtlindje ose Vitin e Ri?

Duli Kasmi: Siç e përmenda, jemi gjithmonë në kërkim dhe e shtyjmë veten të realizojmë projekte të bukura vazhdimisht. Mendoj që do shikojmë gjëra të veçanta në të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB