
TIRANË- Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘360 Gradë” mes aktorit Laert Vasili dhe sekretarit të OMONIA-s Marin Suli në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit për blerje votash.
Debati nisi kur sekretari i Omonias i tha ‘motër’ aktorit, ndërsa ky i fundit u çua nga vendi i tij dhe e lagu me ujë minoritarin. Më pas debate vazhdoi me fyerje dhe ofendime mes të dyve, ndërkohë që drejtuesi i emisionit Artur Zheji
Më pas debati vazhdoi me ofendime mes dy palëve dhe ishte Suli që u largua nga studio televizive.
Debati:
Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vëllezër bashkë.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. Motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia! Qen
Marin Suli: O laro pazari.
/ZËRI