
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në Vlorë pasi është përplasur nga një makinë policie. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”. Punonjësi i policisë, i identifikuar me inicialet E.B ka qenë duke drejtuar makinën e patrullës së përgjithshme kur ka aksidentuar këmbësorin, e identifikuar me inicialet F.Sh. Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI