Aktualitet

Punonjësi i "Illyrian Guard" vdes në vendin e punës, familja: E zuri korenti tek Albcontrol! Policia e Tiranës: Ishte disa metra larg vendit ku kryente shërbimin

Policia e Tiranës bën me dije se 56-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë orarit të punës, por disa metra larg vendit ku ai kryente detyrën.

F.m
Punonjësi i "Illyrian Guard" vdes në vendin e punës,
Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës sigurie i kompanisë "Illyrian Guard", Han Draxhoshi, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij. Për këtë ngjarje të rëndë, kapasur një denoncim nga të afërmit e tij, të cilët pretendojnë se Draxhoshi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në vendin ku punonte, tek Albcontrol, në Rinas.

“Pershendetje e nderuar Redaksi e JOQ Albania, kam nje shqetesim familjar, nje i aferm i imi, ka vdekur para gjysem ore pasi sot nga dreka ka rene ne kontakt me rrymen e energjise elektrike ne vendin e punes ku punonte roje me pronar Illyrian Guard te cilet tani as nuk lajmerohen me dhe nuk pergjigjen fare. I afermi im quhet Han Draxhoshi dhe pas ngjarjes u dergua ne Spitalin Nene Tereza tek djegiet, Plastika. Zoteria punonte roje tek Albcontrol, ILLYRIAN GUARD, te RADARI ne Rinas. Dhe simas informacioneve qe kam, vetem koleget e punes e kane derguar ne spital, jo ndihma e shpejte dhe nuk ka asnje raport te policise si dhe qfar ka ndodhur,”-shkruhej në denoncim.

Por, në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se 56-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë orarit të punës, por disa metra larg vendit ku ai kryente detyrën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB