ITALI- Zbulohen detaje të reja për vrasjen e Alessandro Venierit, 35 vjeç, i cili u ekzekutua nga e ëma dhe partnerja e tij; e më pas u fsheh në një kosh plot me gëlqere. Tashmë në pranga janë vendosur: Marylin Castro Monsalvo, 30 vjeç, dhe nëna e tij, Lorena Venier, 62 vjeç. Pasi kufoma u zbulua ishte nëna e viktimës ajo që e pranoi e para krimin duke u shprehur: Isha unë, dhe e di që ajo që bëra ishte monstruoze!
Debatet, të bërtiturat dhe qortimet ishin të zakonshme në një familje që luftonte për të siguruar jetesën vetëm me një të pagë të qëndrueshme që përdorej për të mbajtur katër persona. Dhe, me sa duket, Alessandro konsiderohej një barrë, veçanërisht nga nëna e tij, e cila kishte kaluar një jetë plot me sakrifica për të rritur djalin e saj të vetëm pasi ishte braktisur nga babai i tij.
Sipas "La Repubblica", natën e krimit, ndoshta të premten, ai kishte premtuar të përgatiste darkën dhe pastaj kishte harruar.
Për harresën, nëna e tij e qortoi dhe ai u përgjigj me dhunë. Kështu ishte arsyeja përse e vrau dhe ia copëtoi trupin duke e fshehur në një kovë me gëlqere. Pas ngjarjes, Lorena Venier shkoi në punë rregullisht. Ajo është një infermiere e vlerësuar me një karrierë të gjatë në spitalin e Udines.
Si u vra 35-vjeçari?
Nuk ka ende një dinamikë të qartë, por dyshohet se dy gratë u frikësuan shumë kur 35-vjeçari u bë i dhunshëm. Kështu u përpoqën që ta qetësonin duke i thënë ilaçet e partneres së tij. Partnerja, Marylin, dikur punonjëse sociale, kishte qenë në depresion për njëfarë kohe pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë me viktimën dhe prej kohësh po trajtohej në një qendër të shëndetit mendor.
Kështu, besohet se infermierja i ka dhënë një dozë të lartë ilaçesh duke e kaluar të riun në overdozë. Pasi ai ka ndërruar jetë, kanë përdorur një sëpatë për të prerë trupin. Nga frika se krimi do të zbulohej dhe shërbimi social do t'u merrte vajzën e mitur, dy gratë kanë tentuar që të fshehin kufomën. Për të fshehur erën e kufomës, trupin e mbuluan me gëlqere. Deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të dukshme gjaku në shtëpi: nëna dhe partnerja e burrit e pastruan me kujdes vendin pas vrasjes - e cila besohet të ketë ndodhur midis fundit të javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave./ZËRI
