Aktualitet

'Pse më shikon"/ Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Pajtim Gashi, duke e përshkruar ditën kritike, kishte thënë se pranë biznesit familjar kishte ardhur një person me veturë, i cili i kishte thënë “pse po më kqyr” dhe kishte filluar ta shante.

F.I
'Pse më shikon"/ Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa,
Premtim Gashi

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinë, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy fiseve. I vrarë mbeti Premtim Gashi, i cili vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu, ndërsa mbetën të plagosur në gjendje të rëndë edhe pesë persona të tjerë. Ata janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Por si nisi përplasja mes fiseve Capat-Sekiraqa.

Konflikti që të paktën publikisht dihet se filloi në mars të këtij viti dyshohet të jetë arsyeja e përplasjeve të një dite më parë në mes të dy grupeve të armatosura në Prishtinë. Ajo që ju mbeti në gjysmë herën e parë, e vazhduan me 1 shtator. Gjuajtjet me armë e rrahjet në mes grupit Sekiraqa e  atij të “Capave”, nuk u ndalën.

Të dyja grupet konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi  nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, shkruan media e Kosovës, Dukagjini. Ky i fundit është njëri nga të plagosurit mbrëmë. Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të së dielës, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht,” thuhet në aktakuzë.

Aktakuza tregon se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, dhe kishte shtënë në drejtim të Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondak të armës.

“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij,” thuhet në aktakuzë.

Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje. Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen në rast dhe në Prokurori ka thënë se i qëndron pas asaj deklarate. Pajtim Gashi, duke e përshkruar ditën kritike, kishte thënë se pranë biznesit familjar kishte ardhur një person me veturë, i cili i kishte thënë “pse po më kqyr” dhe kishte filluar ta shante.

Pasi ishte larguar rreth 15 metra, tha se e kishte ndaluar mjetin dhe kishte filluar ta shante, e që më pas kishte ardhë edhe një tjetër person, i cili nuk kishte folur asgjë. Më pas, kishte deklaruar se i pandehuri kishte shtënë me armë në drejtim të tij, e kur tentoi t’ia merrte armën, personi tjetër e ka goditur në qafë dhe kokë me grushte e shqelma, si pasojë e të cilave ishte rrëzuar.

Sipas tij, i pandehuri kishte shtënë 5-6 herë, dhe kishte deklaruar se Shkumbin Sekiraqën nuk e kishte njohur më herët dhe as tani, dhe se nuk kishte pasur asnjëherë probleme me të. Pak orë pas kësaj ngjarje, natën në drejtim të shtëpisë së Sekiraqëve ishte gjuajtur me armë, e që dyshohet se gjuajtjet ishin nga familja Gashi ose siç i njeh Prishtina që nga paralufta “Capat”.

Historik kriminal, por me dënime të lehta ka edhe Sali Sekiraqa, babai i Shkumbinit. Sali Sekiraqa akuzohet për dy vepra penale, njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve. Sali Sekiraqa, asnjëherë nuk është mbajtur në burg dhe 4 herë është dënuar me gjobë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1,200 euro.

Poll

MOS HUMB