Aktualitet

Trazirat në protestë, Hita: Nëse vazhdohet kështu, do të tregojmë forcën e ligjit (VIDEO)

Hita bëri thirrje për distancim nga aktet e dhunës, teska bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar disa prej protestuesve që kanë dëmtuar dhe grabitur bankat e nivelit të dytë në Tiranë.

zh.ll
Trazirat në protestë, Hita: Nëse vazhdohet kështu, do
skender hita

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka dalë në një konference për mediat lidhur me situatën e krijuar për shkak të protestës së studentëve, prej 3 ditësh.

Hita bëri thirrje për distancim nga aktet e dhunës, teska bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar disa prej protestuesve që kanë dëmtuar dhe grabitur bankat e nivelit të dytë në Tiranë. Hita deklaroi se nëse situata vijon kështu, do të tregojnë forcën e ligjit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Funksionaliteti i dhunës ka qenë në përputhje me të gjitha ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe standardet që ne kemi. Janë mbi 70 policë të plagosur, çka tregon qartë se atje ka pasur një dhunë. Sa u takon të gjithë organizatorëve në protestë, dihet shumë mirë që ajo nuk është një protestë e studentëve. Ne duhet të distancohemi nga dhuna dhe nuk duhet që të jemi pjesë e saj. Deri në këto momente, sa u takon edhe veprimtarive të vjedhjeve të bankave, janë arrestuar persona për këto akuza. Vazhdon puna për identifikimin e këtyre personave. Edhe sot në drekë u dëmtua një institucion financiar. Nëse kjo dhunë vazhdon me këto përmasa, do të vazhdojnë me forcën e ligjit dhe të vëmë përpara të gjithëve”, tha Hita.

Poll

MOS HUMB