Aktualitet

Protestë te mbikalimi i Fllakës në Durrës, banorët: Na bllokon lëvizjen!

Banorët deklarojnë se izolimi i tyre nis me pezullimin e vajtjes së fëmijëve në shkollë, në spital e në çdo aktivitet të jetës së përditshme.

f.t
Protestë te mbikalimi i Fllakës në Durrës, banorët: Na
banorët

DURRËS- Banorët e Fllakës në Durrës kanë dalë në protestë pas vendosjes së barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rrugë të re. Banorët thonë se vendosja e tyre në këtë segment duke bllokuar çdo rrugë dytësore me segmentin qendror izolon të gjithë komunitetin e biznesit dhe banoreve.

Bizneset thonë se duke vendosur barrierat nuk i kanë lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin. Banorët deklarojnë se izolimi i tyre nis me pezullimin e vajtjes së fëmijëve në shkollë, në spital e në çdo aktivitet të jetës së përditshme. Ata pohojnë se askush nuk i ka pyetur në lidhje me këtë vendimmarrje, ndërsa banoret deklarojnë përshkallëzim të protestës.

Protesta e banoreve u monitorua nga policia e shtetit dhe nuk pati konflikt me firmën që zhvillon punimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB