
ELBASAN- Banorët e fshatit Mirakë bllokuan sot aksin nacional Elbasan-Librazhd në shenjë proteste. Ata bllokuan rrugën kryesore për 30 minuta, pasi teksa po ndërtohej rruga kryesore nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat duke bërë që banorët të izolohen.
Banorët i janë drejtuar Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të marrë një zgjidhje lidhur me problemin e tyre, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni. Në këto kushte, ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.
Megjithatë sot, disa prej tyre janë shoqëruar për në Komisariat për bllokimin e rrugës./ZËRI