
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për protestuesin Sokol Ndoj, i cili u ndalua pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e prokurorit për masën e sigurisë. Kjo pasi i riu ka precedentë, pasi është ndaluar edhe në protestat e kaluara të opozitës.
Ndërkohë që të enjten u lirua me "detyrim paraqitje", Ilir Ahmedani, ndërsa në total u shoqëruan 50 protestues. Por pasi u morën në pyetje në Policinë e Shtetit, u lanë të lirë.
Poll