Aktualitet

Protesta e Bërxullës, banori humb ndjenjat, dërgohet në spital me makinën e policisë

Në protestë kanë qenë sot të pranishëm edhe fëmijët, të cilët kanë lënë orët e mësimit

E.K
Protesta e Bërxullës, banori humb ndjenjat, dërgohet në
Banori humb ndjenjat

BËRXULLË- Protesta e banorëve të Bërxullës që kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar, ka qenë më e tensionuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që disa prej banorëve janë tentuar që të shoqërohen me forcë në polici.

Gjatë momenteve të tensionit njëri prej banorëve është ndjerë keq dhe ka humbur vetëdijen. Për pasojë ai është dërguar në spital me një prej mjeteve të policisë, për shkak se ambulance mungonte.

Në protestën e sotme banorët kishin marrë me vete dhe fëmijët e tyre, të cilët kishin bojkotuar shkollën. Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj.

Pse protestojnë banorët e Bërxullës

Prej më shumë se një viti banorët e Bërxullës protestojnë në lidhje me shpronësimet që iu janë bërë pronave të tyre, në kuadër të projektit të rrugës që lidh Thumanën me Kasharin. Ata pretendojnë se vlerësimi që është bërë për pronat nuk ka qenë në vlerën e tregut, ndërkohë që banesat që janë një process legalizimi nuk përfitojnë.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë diskutime dhe konsultim publik, ndërkohë që më herët kanë kërkuar takime qoftë me ministren Belinda Balluku, qoftë me drejtorin e ARRSH-së. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB