Aktualitet

Prodhonte mina me telekomandë për bandat, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)

25-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Jesar Shabajn të arrestuar më herët, posedonte 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për atentate me eksploziv.

F.I
Prodhonte mina me telekomandë për bandat, arrestohet 25-vjeçari
Dy vellezerit Shabaj

TIRANË- Jaser Shaba 25-vjeç dhe shoku i tij Gert Haxhija janë arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Selitës. Shaba ishte shpallur në kërkim në janar të 2024 pasi akuzohet se prodhonte mina me telekomandë dhe më pas ia shiste grupeve kriminale. 25-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Jesar Shabajn të arrestuar më herët, posedonte 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për atentate me eksploziv.

Gjatë aksionit të zhvilluar më 2024, Polica sekuestroi 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër. Dy të rinjtë janë nipat e ish-kreut të Komunës së Postribës Altin Shabaj.

Njoftimi i policisë:

Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.

Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;

G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB