
PEQIN- Një 24-vjeçar u arrestua, pasi theu masën e arrestit shtëpiak. Gersi Tufa I riu që banonte në Peqin, u kap në Tiranë. 24-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, kapën në Tiranë dhe arrestuan shtetasin Gersi Tufa, 24 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI