Aktualitet

Presidentja i hap padi! Berat Buzhala i përgjigjet Osmanit: Do t’i tregoj me fakte vajzat e përdhunuara!

Buzhala po ashtu ka folur për rrëfimin që i njohur i tij në Perëndim i ka bërë lidhur me një përdhunim të një vajze kur ajo ishte 10-vjeçe, por dhunuesi duket se nuk është dënuar për shkak të lidhjeve të forta politike.

F.I
Presidentja i hap padi! Berat Buzhala i përgjigjet Osmanit: Do t’i
Vjosa Osmani dhe Berat Buzhala

KOSOVË-Gazetari Berat Buzhala ka bërë një reagim të ashpër ndaj Vjosa Osmanit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ferizaj, ku u vra i afërmi i bashkëshortit të Presidentes. Ka qenë media e gazetarit Berat Buzhala, Nacionale, e cila shkruan se pas kësaj ngjarje mund të kemi të bëjmë me një rast pedofilie të ndodhur shumë vite më parë nga xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Në artikull thuhej ndër të tjera se Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Presidentja e Kosovës në reagimin e saj mohoi lidhjen me ngjarjen. Në një postim në Facebook, ajo sqaroi se bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.

“Reagim ndaj propagandës. Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”, ka shprehet presidentja e Kosovës

Buzhala në përgjigjen e tij ka deklaruar se do të njerrë dhe fakte në lidhje me rastin. Gazetari folur edhe për rrëfimin që i njohur i tij në Perëndim i ka bërë lidhur me një përdhunim të një vajze kur ajo ishte 10-vjeçe, por dhunuesi duket se nuk është dënuar për shkak të lidhjeve të forta politike.

“Presidentja Osmani mu paska turre me nje postim ne FB, se koka tu ni e rrezikume. I paska ftu organet e sigurise me me hetu. Ok. Edhe pas ketij kercenimi direkt nga vogelsia e saj, Vjosa Osmani, une vazhdoj mos me u ni qaqqqqqq shume i rrezikume. Sido qe te jete, rrini ne lidhje. Dikur prej akshamit do t’i pergjigjna me nje video. Do ti kallxoj Zonjes Presidente se vajzat e dhunume prej axhes se Prindonit, kur atone kane pase moshen e vajzave te mia dhe vajzave te saj, jane ma te rendesishme se une e Vjosa. Do t’i kallxoj se ajo e Prindoni, bashke me djemte e axhes Prindonit, jane kane pjese e nje grupi ne FB, ku viktimat kane kerku drejtesi. Do t’i tregoj asaj qysh ne ate bisede, jo qe nuk kishte empati per to, por ato ofendoheshin. Une kam bisedu me ato gra, qe tash jane te martume. Nejseeee, pak ma vone,” shkruan Buzhala.

Poll

MOS HUMB