Aktualitet

POLICIA E NJOFTOI SI VETËVRASJE/ Si u zbulua krimi makabër i profesorit amerikan në Laprakë

Ajo që është ende e paqartë është raportimi nga Policia, pasi në mesditë, PSH njoftoi se ishte gjetur Matthew i pajetë në banesë.

f.g

POLICIA E NJOFTOI SI VETËVRASJE/ Si u zbulua krimi makabër i

TIRANË- Matthew James Wertz, profesor në një shkollë private në Tiranë, i lindur më 1971 i dha sot fund jetës së tij, pasi vrau fillimisht gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih dhe mbyti 2 qentë që jetonin me ta. Krimi monstruoz është zbuluar disa orë pas gjetjes së trupit të pajetë të amerikanit në banesën e tyre në Laprakë. Pasi vrau gruan dhe dy qentë, ai i shkroi një letër babait ku e informonte për aktin makabër dhe më pas vrau veten. Ajo që është ende e paqartë është raportimi nga Policia, pasi në mesditë, PSH njoftoi se ishte gjetur Matthew i pajetë në banesë.

Njoftimi i Policisë në mesditë (19 gusht 2024)
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që kanë kaluar disa orë dhe ende nuk ka një njoftim të dytë se çfarë ndodhi në banesën e çiftit. Ajo që burimet e ZËRI deklarojnë është se Matthew ishte profesor në një shkollë private në një kryeqytet dhe në publik ishte një njeri i respektuar dhe çifti nuk reflektonte probleme. Ngjarja makabre u denoncua nga babai që u njoh me letrën e të birit dhe sinjalizoi Policinë, që më pas gjeti edhe trupin e Indah./ZËRI

Poll

MOS HUMB