Aktualitet

Tragjedi në Klos/ Po punonte me linjën kabllore të internetit, ndërron jetë 22-vjeçari

D.P., ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës me linjën kabllore të internetit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

M.M
Tragjedi në Klos/ Po punonte me linjën kabllore të internetit,
Foto ilustruese

MAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme rreth orës 11:40, në fshatin Fshat të Klosit. Një 22-vjeçar i identifikuar si D.P., ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës me linjën kabllore të internetit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Poll

MOS HUMB