
SHKODËR- Një pagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Bërdicë të Shkodërs. Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë Amarildo Gjergji. 17-vjeçari është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar. Autori i ngjarjes është Genti Dushku. Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.