Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari përfundon në spital

f.t
Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari
foto ilustruese

DURRËS- Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Nuk dihen ende rethanat e ngjarjes por i riu është paraqitur në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll

MOS HUMB