Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Kavajë/Arrestohet një nga autorët, kushëriri i dy vëllezërve në arrati

Arma e zjarrit u gjet e fshehur në ferra.

f.t
Plagosja me armë zjarri në Kavajë/Arrestohet një nga
foto ilustruese

KAVAJË-Policia e Kavajës ka arrestuar njërin nga tre të kërkuarit për plagosjen e 43-vjeçarit në Luz të Vogël një ditë më parë. Autori i identifikuar si Ervis Deliu, banues në Kavajë, akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

26-vjeçari është kushëriri i dy vëllezërve, po ashtu autorë të ngjarjes, ndërsa ka dëshmuar dhe se ku është hedhur arma e krimit. Arma u gjet e hedhur në disa ferra. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vëllezërve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë. 

Unformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe sasi municioni luftarak. Vijon puna për kapjen e 2 autorëve të tjerë të plagosjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I plagosuri ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vëllezërve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB