
SHKODËR-Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e shtetasit Selami Brahimi, ngjarja e ndodhur në lagjen “Xhabiej”.
“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.
Mbrëmjen e sotme u qëllua me armë nëdrejtim të autimjetit të Selami Brahimit. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Brahimi. Megjithatë, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikur për jetën dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Gjithashtu automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme. Paraprakisht dyshohet se shënjestra, Selami Brahimi nuk rezulton të jetë person me probleme ligjore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë kreu i policisë së Shkodrës./ZËRI