
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta
TIRANË-Pas vetëdorëzimit efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
“Isha i tronditur”, mësohet të ketë thënë Goxhara në rajon pasi u vetëdorëzua.
Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit të Policisë. Drejtori i ERE-s ndodhet në spital dhe ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale./ZËRI
Poll