
KUKËS- Sebastian Muçmata që plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin Elvis Halilaj në fshatin Biçaj të Kukësit është vetëdorëzuar në Polici. Konflikti për motive të dobëta mes tyre ka nisur në 'Sheshin e Agjensisë Bicaj", ku 29-vjeçari e ka goditur me grusht Muçmatajn. Pas përplasjes fizike, Halilaj është larguar, por Muçmataj e ka ndjekur dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Mësohet se Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, ndërsa Sebastian Muçmata, është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.
Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI