
ROMË - Drejtoria e Hetimit Antimafia ka zbatuar, me urdhër të Prokurorisë Publike të Romës, një masë sigurie për 8 persona (italianë dhe të huaj) të dyshuar se i përkasin një organizate kriminale që vepron në kryeqytetin italian dhe në provincat e vendit Foggia, Terni, Frosinone, Latina, L'Aquila dhe Viterbo.
Masa e sigurisë është vendosur në kuadër të operacionit “Shpirti”, pas hetimeve – të kryera në periudhën nëntor 2019-mars 2020 – të cilat kanë bërë të mundur grumbullimin e indikacioneve kriminale ndaj 5 personave me kombësi shqiptare, 2 italianë dhe maqedonas, në lidhje me marrjen në dorëzim të sendeve të çmuara, shufra ari dhe orëve me vlerë të madhe, të vjedhura pas grabitjeve të shumta në apartamente luksoze.
Për çdo ngjarje kriminale është përdorur thuajse e njëjta metodë, ajo e vjedhjeve gjatë natës. Më tej, për të njëjtin grup kriminal, u konstatuan dhe dokumentuan disa shitje të lëndëve narkotike si marihuanë dhe kokainë, të cilat u zhvilluan midis Romës dhe Ternit, si dhe kultivimi i një plantacioni marihuanae të ndërtuar në një Rezervat Natyror në Bashkinë Nazzano Romano.
Përfundimi me sukses i operacionit “Shpirti” përbën zhvillimin e hetimeve të thelluara të nisura nga Drejtoria Antimafia e Qarkut dhe Dia e Barit në lidhje me luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Pulia. Janë sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, mallra të ndryshme të vjedhura në ar dhe argjend, me gjasë të vjedhura, 1.2 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre kokainë dhe marihuanë, si dhe mbi 15 mijë euro cash./Zëri.ai/