Aktualitet

Përplasje mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy burra dhe djemtë e tyre, procedohen edhe dy gra

Sipas të dhënave që ka bërë me dije Policia e Shtetit, përplasja ka nisur për motive të dobëta.

k.m.
Përplasje mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy burra dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Policia e Shtetit, përplasja ka nisur për motive të dobëta. Por ka përfunduar me përdorimin e sendeve të forta.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt./ZËRI

Poll

MOS HUMB