Aktualitet

Përplasi qëllimisht 4 persona me makinë, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit: Vrasje me dashje...

Sipas hetimeve, ky i fundit, në gjendje të dehur, dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet disa persona gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 7 qershorit.

zh.ll
Përplasi qëllimisht 4 persona me makinë, Prokuroria kërkon
pamje nga ngjarja

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “vrasje me dashje” në tentativë. Sipas hetimeve, ky i fundit, në gjendje të dehur, dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet disa persona gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 7 qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht ngjarja është raportuar si aksident rrugor. Megjithatë, pas veprimeve të thelluara hetimore dhe analizimit të pamjeve filmike të siguruara më pas, është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë. Rezulton se, ky shtetas më datë 07.06.2026, pas nje konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 7 qershorit, në afërsi të Kishës së Madhe në Shkodër. Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka degjeneruar në konflikt fizik. Personat e përfshirë dyshohet se kanë reaguar duke goditur drejtuesin e automjetit, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB