Aktualitet

Përplaset për vdekje 42-vjeçari në Malin e Robit, shoferi ia mbath nga vendngjarja

Trupi i 42-vjeçarit është lënë i braktisur në mes të rrugës

E.K
Përplaset për vdekje 42-vjeçari në Malin e Robit, shoferi
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në zonën e Malit të Robit. Polivia njofton se në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Poll

MOS HUMB