
Foto ilustruese
DIBËR- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Siç raportohet nga njoftimi zyrtar i policisë, një automjet tip "Land Rover", ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera. Për pasojë, është plagosur vetë drejtuesi i fuoristradës, me inicialet A.L., dhe një pasagjere. Të dy janë dërguar në spital.
Njoftimi:
Me datë 17.12.2023, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip "Land Rover", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A..
Poll