Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Lushnje! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë që po ktheheshin nga shkolla

Të plagosurit janë nisur për në spitalin e Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

E.K
Aksident në aksin Fier-Lushnje! 4 të plagosur, mes tyre 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Lushnje-Fier. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy fëmijë.

Aksident në aksin Fier-Lushnje! 4 të plagosur, mes tyre 2
Pamje nga vendi i ngjarjes
Aksident në aksin Fier-Lushnje! 4 të plagosur, mes tyre 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

Siç mund të shihet dhe në pamje makina tip “Volswagen” është përplasur me trafikndarësen ndërsa makina tip “Peugeot” ka dalë jashtë rruge. Të plagosurit janë nisur për në spitalin e Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Një nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet tre nxënës, nipërit e tij, të cilët po i dërgonte në shtëpi, kur është goditur në anën e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga Oliks Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane.

Aksident në aksin Fier-Lushnje! 4 të plagosur, mes tyre 2

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ky aks është një “njollë e zezë” sa i përket aksidenteve me pasoja fatale. Vetëm pak metra larg vendit të aksidentit janë vendosur buqeta me lule, nga familjarët e viktimave që kanë humbur jetën në aksidente./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB