Aktualitet

Përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Shpallet në kërkim efektivi (EMRAT)

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

f.t
Përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Shpallet në
NJOFTIMI

VLORË-Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi akuzohet për përndjekje, dhunë dhe armbëmbajtje pa leje. Shtetasi F.XH akuzohet për 'përndjekje', 'dhunë në familje' si dhe "prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta". Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

Mësohet se historia e dy punonjësve të policisë ka nisur kohë më para, ku u pezulluan nga detyra për një periudhë kohë, pasi në rrjetet sociale ju publikua një foto, që të dy këta punonjës policie gjatë shërbimin po putheshin në makinën e policisë së shtetit , kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Korrik të vitit 2022. 

Festim Xhafa, është transferuar në komisariatin e Himarës, me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka ka rinisur punë në drejtorinë e policisë së Vlorës punonjëse e policisë së rendit. Por mesa duket Festimi ka vijuar me Violën duke e përndjekur derisa ka përplasur me makinë automjetin e saj dhe është larguar dhe shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Ndërkohë që punonjësja e policisë ka bërë kallëzim, ai është shpallur në kërkim, shkruan TCH. Prej një periudhe kohë të dy u pezulluan nga detyra, por kanë rifilluar sërish.

Njoftimi i AMP:

AMP ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale "Përndjekje", "Dhuna në familje", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", si dhe "Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta".

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në "Transballkanike" me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë. AMP-ja në bashkëpunim me DVP Vlorë po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë F.XH.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB