Aktualitet

Përmbytje nga rreshjet e shiut në rrugën e Arbrit, rrezik i lartë për aksidente

Për shkak të bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë kështu në rrezik drejtuesit e mjeteve.

M.M
Përmbytje nga rreshjet e shiut në rrugën e Arbrit, rrezik i
Rruga e Arbrit

DIBËR- As Qarku Dibër nuk i ka shpëtuar rreshjeve të dendura të shiut. Problemet më të mëdha si pasoje e shiut janë në urën e fshatit Fshat në Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 e cila u përmbyt nga uji që vinte nga tunelet e tjera.

Për shkak të bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë kështu në rrezik drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu problematikë është edhe rënia e gurëve në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB