Aktualitet

Përleshje dhe kaos te Bashkia e Tiranës, Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit

Efektivët kanë bërë disa herë thirrje që qytetarët të shpërndaheshin.

k.m.
Përleshje dhe kaos te Bashkia e Tiranës, Policia hedh ujë
Pamje nga protesta

TIRANË- Edhe protesta e sotme e opozitës po zhvillohet me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Efektivët kanë bërë disa herë thirrje që qytetarët të shpërndaheshin. Por kur kanë hasur në kundërshti, Policia ka përdorur një autobot me ujë për të shpërndarë turmën e mbledhur tek Bashkia e Tiranës. 

Përplasje me efektivët, protestuesit kanë pasur edhe te zona e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, rrugën e Elbasanit dhe sheshin Uillson./ZËRI

Poll

MOS HUMB