Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarrin në fabrikën 'Kurum'

Siç duket edhe në pamjet e mësipërme, flakët ende nuk janë shuar nga forcat zjarrfikëse që ndodhen në ambientet e fabrikës, ndërkohë që tymi vazhdon. 

k.m.
Përkeqësohet situata me zjarrin në fabrikën
Pamje nga Elbasani

ELBASAN- Zjarri në fabrikën ‘Kurum’ në Elbasan, ka marrë përmasa të mëdha. Që prej aktivizimit të tij, paraditen e sotme, ende flakët nuk janë shuar duke e kthyer në alarmante situatën. Siç duket edhe në pamjet e mësipërme, flakët ende nuk janë shuar nga forcat zjarrfikëse që ndodhen në ambientet e fabrikës, ndërkohë që tymi vazhdon. 

Deri më tani, Policia e Shtetit ka bërë me dije se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë, të krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike, por hetimet ende vijojnë. Aktualisht, si Policia, zjarrfikësja, por edhe punëtorët e kompanisë “Kurum” po punojnë për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Ndërkohë që tymi ka mbuluar të gjithë qytetin e Elbasanit, duke krijuar ndotje alarmante./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB