Aktualitet

Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë, banorët evakuohen me shkallë nga ballkonet e banesave

Zjarrfikësit mbërriten menjëherë dhe nxorrën nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi për shkak të tymit të përhapur ishte i vështirë përdorimi i shkallëve, më pas ata neutralizuan flakët.

I.F
Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë, banorët
Pamje nga vendngjarja

LEZHË- Kabina elektrike e një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi në ambientetet e brendshme të pallatit.

Zjarrfikësit mbërriten menjëherë dhe nxorrën nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi për shkak të tymit të përhapur ishte i vështirë përdorimi i shkallëve, më pas ata neutralizuan flakët.

Për shkak të flakëve, disa ambiente kanë mbetur pa energji elektrike, por grupet e ESSHE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë. Deri më tani, dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në kabinën që ndodhet në bodrumin e pallatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB