Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën i moshuari (EMRI)

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se banesa është e braktisur.

f.t
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën i
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në lagjen “Osman Haxhiu”. Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një të moshuari dhe të pa strehë. Mësohet se Shpëtim Aliaj, 70-vjeç, është personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi banesa ku ai strehohej u përfshi nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se banesa është e braktisur. Polica po merr në pyetje banorët, të cilët kanë pohuar se shpesh aty jetonte një person. 

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB