
TIRANË- Përfshihet në aksident autobusi i "Unazës". Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”. Sipas Policisë, shoferit të autobusit i ka rënë të fikët, duke humbur kontrollin e timonit dhe duke u përplasur me pemën. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka lëvizur autobusin nga rruga. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në rrugën "Ferid Xhajko".
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital./ZËRI