Aktualitet

Pasuria e Elvana Gjatës në SPAK

Elvana Gjata, një vit pasi kishte zyrtarizuar fejesën me biznesmenin që në atë kohë e mbante sekret, u shpërngul në një apartament të ri, të cilin, nuk ngurroi as ta ndante me publikun.

F.m
Pasuria e Elvana Gjatës në SPAK
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË- 500 mijë eurot për të cilat Ervin Mata kishte garancinë se këngëtarja Elvana Gjata, njëkohësisht dhe e fejuara e tij do t’ia kalonte Erzen Breçanit, nuk janë të vetmet të ardhura që ylli i muzikës ka në ‘portofolin’ e saj.

ZËRI ka zbuluar se në Elvana Gjata ka të regjistruar në Qendrën Kombëtare të biznesit kompaninë me emër tregtar ‘EMM’. Administratore e këtij biznesi rezulton Jonisa Bytyçi dhe në objektin e veprimtarisë ka administrimin dhe menaxhimin e artistëve.

Por, ajo që vihet re është se vitet e fundit, kjo kompani ka regjistruar një rritje të madhe financiare. Konkretisht, në vitin 2022 deklaron se ka pasur mbi 68 milionë lekë të reja fitime. Ndryshimi është drastik duke parë se në vitin 2017 deklaronte vetëm 1 milion e 300 mijë lekë të reja fitim.

Një tjetër kompani që rezulton në emër të yllit të muzikës është edhe ELVANA GJATA EVENT, e hapur që në vitin 2015 dhe që merret me oganizimin e eventeve. Biznesi rezulton ende aktiv dhe me adresë pranë Liqenit të Farkës në Tiranë.

Në vitin 2018, Elvana Gjata, një vit pasi kishte zyrtarizuar fejesën me biznesmenin që në atë kohë e mbante sekret, u shpërngul në një apartament të ri, të cilin, nuk ngurroi as ta ndante me publikun. Me krenari të madhe, këngëtarja njoftoi në atë kohë se do të bënte një dokumentar dhe nga pamjet e ndara në rrjet, ra në sy arredimi luksoz i apartamentit. Duplexi u reklamua edhe kur u intervistua nga miku i saj prej shumë vitesh, Ermal Mamaqi.

Dokumentari u publikua, por shpalosjen e anës që deri më atë ditë, nuk ia njihnim 36-vjeçares, e nxorri në pah masakra e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe zbuloi portretin e të dashurit të saj, gjë që e përfshiu këngëtaren në një vorbull skandali.

Tashmë Elvana është për herë të dytë në shënjestër të drejtësisë dhe këtë herë, po i hetohet pasuria. Bisedat e dala nga SKYECC zbuluan se ajo shërbente dhe si korriere e parave të të dashurit Ervin Mata.

Cili do të jetë hapi i rradhës? A do të shkëputet dot Elvana Gjata nga rrjeti në të cilin u përfshi pas lidhjes me Ervin Matën?

Poll

MOS HUMB