Aktualitet

Pasagjeri pret damarët, avioni bën ulje të detyruar në Rinas

Një pasagjer ka prerë damarët e dorës me brisk teksa fluturonte me një avion të linjës Lyon-Stamboll, ndaj edhe ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.

k.m.
Pasagjeri pret damarët, avioni bën ulje të detyruar në Rinas
Foto ilustruese

RINAS- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit. Një pasagjer ka prerë damarët e dorës me brisk teksa fluturonte me një avion të linjës Lyon-Stamboll, ndaj edhe ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit. Pasagjeri është identifikuar si shtetas afgan, Muhamed Nasar, 40 vjeç. Pas uljes emergjente, afgani, me leje qëndrimi franceze, është dërguar në spitalin e Traumës. Atje ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aktualisht ende nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti nga ana e tij.

Ndërkohë, udhëtarët e tjerë kanë vijuar fluturimin për në Stamboll.

Pasagjeri pret damarët, avioni bën ulje të detyruar në Rinas
Udhëtimi i anuluar

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB