
TIRANË- Një ditë pasi u raportua se 144 aktorë të mirënjohur të skenës shqiptare kishin firmosur një peticion në mbështetje të koleges së tyre Elia Zaharia, pas publikimit të një video ku ajo shfaqej duke dhunuar Princ Lekën, kanë ardhur dhe reagimet e para. Kështu mes emrave të mëdhenj si Vasian Lami apo Margarita Xhepa, ishte dhe emri i aktores Roza Anagnosti, por vajza e kësaj të fundit pretendon të kundërtën. Juna Anagnosti ka replikuar në një status të producentit Mishel Koçiu, ku sqaron se e ëma nuk ka pasur dijeni për letrën, rrjedhimisht dhe nuk ka firmosur asgjë.
“Pa hyrë në përmabjtjen e letrës, mos i besoni çdo gjëje që shkruhet. Aty thuhet se imë më, Roza Anagnosti ka firmosur, por mami as ka pasur dijeni për këtë letër dhe si rrjedhim nuk ka firmosur asgjë”, shkruan Juna Anagnosti në komentin e saj.
REAGIMI I NJË DITE MË PARË NGA AKTORËT:
Ky 8 MARS do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave. Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare. Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë! Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.
Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë. Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cenimit të privatësisë dhe imazhit!
Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë. Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!
Margarita Xhepa
Robert Ndrenika
Roza Anagnosti
Luiza Xhuvani
Zamira Kita
Rajmonda Bulku
Luli Bitri
Mevlan Shanaj
Natasha Lako
Vasian Lami
Marjeta Ljarja
Driada Dervishi
Rozi Kostani
Sokol Angjeli
Ema Andrea
Myzafer Ziflaj
Rudina Dembacaj
Alesia Xhemalaj
Gent Zenelaj
Rozana Radi
Helidon Fino
Merita Smaja
Adelina Muça
Anila Bisha
Suela Bako
Romir Zalla
Rita Gjeka
Andia Xhunga
Indrit Çobani
Armela Demaj
Milto Kutalli
Eni Jani
Genc Fuga
Sanie Hoti
Flaura Kureta
Gjergj Prevazi
Rovena Lule
Sara Smaja
Ervina Kotolloshi
Mimoza Marjanaku
Mehmet Xhelili
Ola Harizaj
Ervin Bejleri
Blerta Belliu
Niada Saliasi
Beslidhje Bytyçi
Genti Deçka
Ilirda Bejleri
Donald Shehu
Ardita Mullai
Griselda Rushanaj
Ilda Pepi
Erion Isai
Ajlin Petrela
Qëndrim Rijani
Kristian Koroveshi
Rafael Hoxhaj
Albana Perhati
Gaz Paja
Griselda Prendaj
Arlinda Morina
Iris Canaj
Ina Morinaj
Erdit Asllanaj
Deivid Myslim
Armela Demaj
Sonila Kapidani
Anila Petrela
Edvin Mustafa
Viola Xhindi
Aliona Pogaj
Elona Hyseni
Trupa gjykuese shqyrtoi më 7 mars 3 kërkesa të depozituara për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të aktores, Gjergj Zaharia. Por ishte vetëm ky i fundit që nuk mori mbrojtje. Gjykata vendosi që çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, e po ashtu, vajzën Leka do ta takojë vetëm në prezencë të dados së saj. Por teksa Elia dhe i ati shkuan vetë në Gjykatë, Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ky i fundit pretendon se klienti i tij ndodhet në spital, ku po merr mjekim ndaj plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Për këtë çështje është ngarkuar me detyrë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./ZËRI