
SHKUP- Pas deklaratës së Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila e quan vendin e saj Maqedoni dhe Kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë se është e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë. Ai i referohet vendit të tij, Maqedoni, kundër marrëveshjes së Prespës ku Greqia dhe RMV ra dakort që vendi të quhej Maqedoni e Veriut.
“Prisja që fqinji ynë jugor të na uronte. Përkundrazi, për fat të keq, na treguan krahët e tyre politikë. E drejta ime personale kushtetuese është të zgjedh si ta quaj vendin tim dhe kur të bëj deklarata dhe kur të flas me ju, gazetarët, si unë ashtu edhe unë presim që presidentja Silianovska të përdorë termat Maqedoni dhe maqedonas, si në këtë mënyrë, bazuar në interpretimin tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të marrëveshjes dhe me këtë rast u bëj thirrje miqve tanë në Greqi të ndalojnë kërcënimet, pengesat, të mos kthehen më në të kaluarën, të shikojnë nga e ardhmja”, tha ai.
Mickoski vijon me linjën e fortë të deklaratave të tij dhe i bën thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij. Po ashtu ai shprehet se nëse Athina zyrtare ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës.
“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ata mund të fillojnë një proces dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje”, shtoi ai./ZËRI