Aktualitet

Parakalime të gabuara dhe nuk respektonin radhën, gjobiten "të pabindurit", 59 masa administrative

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues që krijonin pengesa në qarkullim duke mos respektuar radhën, sidomos tek rrethrrotullimi i Selitës dhe ai te Liqeni i Thatë, ku u vendosën 59 masa administrative.

zh.ll
Parakalime të gabuara dhe nuk respektonin radhën, gjobiten
Pamje nga policia

TIRANË- Gjatë 72 orëve të fundit, policia rrugore ka zhvilluar kontrolle të përqëndruasa në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane për të rritur sigurinë në trafik dhe për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues që krijonin pengesa në qarkullim duke mos respektuar radhën, sidomos tek rrethrrotullimi i Selitës dhe ai te Liqeni i Thatë, ku u vendosën 59 masa administrative. masa janë marrë edhe për shoferët që po kryenin parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit.

Njoftimi: 

Policia Rrugore/ Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban, gjatë 72 orëve të fundit, kanë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që:
-hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë. Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative;
-kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit;
-parkuan në mënyrë të parregullt. Njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.

Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës ju bën thirrje të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të qendroni në rradhë, të mos parakaloni në mënyrë të gabuar dhe të parkoni në mënyrë të rregullt. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

Poll

MOS HUMB