
MILOT-Policia e Kurbinit ka arresuar të dyshuarin kryesor për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Milot, pas sherrit mes dy grupeve të të rinjve. Në pranga është vendosur një prej vëllezërve të dyshuar, Klaudio Kola që përveç plagosjes, shkatërroi dhe xhamin e automjetit të të plagosurit.
Dyshohet se ngjarja ka nisur për shkak të një parakalimi të gabuar në rrugë që më pas degradoi deri në përplasje fizike mes të rinjve. Arbër Aliu u plagos me thikë nga vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola si edhe kushëriri i tyre Geraldo Kola. Ndërkohë i plagosuri po procedohet penalisht për deklarim të rremë, ndërsa Elio dhe Gerardo Kola janë në hetim në gjendje të lirë.
Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në pranga është vënë Klaudio Kola, si i dyshuar për palgosjen e Aliut si dhe për dëmtimin e automjetit të tij./ZËRI