Aktualitet

PALLATI I KUQ NGA PLUHURI I BARDHË/ Si u ngrit kulla e dr*gës te “Rruga e Kavajës”? SPAK: Koçeku investoi, Ilir Shtufi bëri punimet

Një nga pasuritë e ngritura nga paratë e drogës është edhe kulla te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, e quajtur “Garden Building”.

Redaksia Zëri
PALLATI I KUQ NGA PLUHURI I BARDHË/ Si u ngrit kulla e dr*gës te
Garden Building, Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku

TIRANË- Ilir Shtufi, biznesmeni i cili një ditë më parë u arrestua në Selanik të Greqisë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie arrest në burg rezulton se është një nga personat që ka pastruar paratë e drogës në fushën e ndërtimit.

SPAK thotë se Ilir Shtufi vlerësohet i përfshirë në veprime të kundërligjshme të pastrimit të parave duke vepruar në funksion të Luçiano Koçekut, nëpërmjet përfshirjes në një tërësi veprimesh si: shitje, tjetërsime fiktive, për qëllime të integrimit të të ardhurave te aktivitetit kriminal te Koçeku në shoqëritë “Nova Construction” dhe “LTD”.

Nga të dhënat financiare të shoqërive “LTD” e “Nova” rezulton një rritje e konsiderueshme e qarkullimit monetar për vitet që lidhen me aktivitetin kriminal të grupit kriminal të Luçiano Koçekut dhe se nga këqyrja e komunikimeve në “SKY ECC” të Luçiano Koçekut është provuar se Ilir Shtufi dhe subjektet e tij “Nova Construction” dhe “LTD” veprojnë sipas urdhrave dhe orientimeve të Luçiano Koçekut.

Një nga pasuritë e ngritura nga paratë e drogës është edhe kulla te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, e quajtur “Garden Building”.

Nga bisedat e zhvilluara në “SKY ECC” rezultojnë komunikime mes Luçiano Koçekut dhe Genci Bedinit, ku mësohet se Ardian Zykaj do edhe një tjetër dyqan tek Rruga e Kavajës, Tiranë, me sipërfaqe 600 m2, si edhe në katin -1 duke krijuar dyshimet se  Koçeku ka gjurmë të integrimit të shumave të tij monetare të përfituara nga trafiku i narkotikëve edhe në objekt të ndërtuar në Rrugën e Kavajës.

Nga verifikimet e kryera lidhur me ndërtimet e kryera në Rrugën e Kavajës, mësohet se subjekti “Nova Construction” ka të reklamuar në faqen e të dhënave publike të saj se ka ndërtuar godinën “Tirana Garden Building” dhe se nga krahasimet e planimetrive të reklamuara prej saj dhe atyre të konstatuara në komunikimet e kryera në “SKY ECC” mes Luçiano Koçekut dhe Genci Bedinit, dukshëm kemi të bëjmë me planimetri të të njëjtit objekt të ndërtuar.

Objekti “Tirana Garden Building”, 85 metra i lartë, me 24 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, me sipërfaqe katesh të ndërtuara 65 000 m2, kontraktor kryesor ka subjektin “Nova Construction”, ku për këtë objekt kanë filluar punimet në Mars 2018 dhe kanë përfunduar në Shkurt 2021.

Për këtë objekt është pyetur edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej, i cili ka deklaruar se: “Lidhur me ndërtime të kryera nga lir Shtufi ku në të ka kontribuar “cash” shtetasi Artur Koçeku dhe persona te tjerë me aktivitet në fushën e narkotikëve, është edhe ndërtesa që njihet “Pallati i Kuq” tek “21 Dhjetori”, poshtë Xhamisë, Tiranë, një ndërtim në të cilin Artur Koçeku ka investuar “cash” në gjysmën e vlerës së këtij pallati, si edhe persona të tjerë”./ ORA NEWS

Poll

MOS HUMB