Aktualitet

Pagat e bllokuara të gjyqtarëve, Apeli i GJKKO padit ministrin Malaj: Të pezullohet vendimi

Përmes saj, GJKKO i kërkon Gjykatës Administrative të rrëzojë vendimin e ministrit Malaj, i cili ka sjellë bllokimin e pagave.

zh.ll
Pagat e bllokuara të gjyqtarëve, Apeli i GJKKO padit ministrin Malaj:
petrit malaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka paditur ministrin e Financave, Petrit Malaj, për shkak të bllokimit të pagave të magjistratëve.

Padia është depozituar më 11 shtator 2026 dhe mban firmën e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara. Përmes saj, GJKKO i kërkon Gjykatës Administrative të rrëzojë vendimin e ministrit Malaj, i cili ka sjellë bllokimin e pagave.

Gjykata e Posaçme e Apelit thekson se strukturat e Thesarit kanë kompetencë për të kontrolluar rregullsinë dhe ligjshmërinë financiare të dokumentacionit. Por, kjo kompetencë, sipas Apelit, ka kufij të qartë dhe nuk mund të shtrihet në vendimmarrjen e organeve të pushtetit gjyqësor.

“Tejkalimi i kompetencës së kontrollit financiar. Paditësi nuk mohon kompetencën e strukturave të Thesarit për kontrollin e rregullsisë dhe ligjshmërisë financiare të dokumentacionit që u paraqitet.

Megjithatë, kjo kompetencë ka kufij. Kontrolli financiar nuk mund të shndërrohet në kompetencë për: interpretimin përfundimtar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese; rivlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor; pezullimin faktik të efekteve të tij; ose detyrimin e një organi të pushtetit gjyqësor që të mos zbatojë një akt në fuqi.

Në të kundërt, kontrolli financiar do të shndërrohej në kontroll administrativ të pushtetit ekzekutiv mbi vendimmarrjen e organeve kushtetuese të qeverisjes së gjyqësorit dhe në cenim të pavarësisë organizative, vetëadministruese dhe financiare të pushtetit gjyqësori dhe akoma më shumë edhe të sistemit të drejtësisë”, thekson Apeli i GJKKO.

Njw ditw mw parw, magjistratët kallëzuan ministrin e Financave, Petrit Malaj, Sekretarin e Përgjithshëm Gentian Këri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethe. Kallëzimi është bërë për veprat penale “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB