Aktualitet

Operacioni i SPAK në të gjithë vendin/ Policia vijon aksionin në terren

Aktualisht kontrolle po kryhen në të gjithë vendin.

f.t
Operacioni i SPAK në të gjithë vendin/ Policia vijon aksionin
foto ilustruese

TIRANË-Pas operacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, kontrollet vijojnë. Burime për WebLajm sqaruan se përgjatë orëve të mbrëmjes, nën drejtimin e SPAK, policia e shtetit po vijon aksionin për goditjen e grupeve kriminale.

Aktualisht kontrolle po kryhen në të gjithë vendin, ndërsa personazhe të botës së krimit, biznesit dhe politikës, janë zbuluar nga kodet e sky enchro.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB