Aktualitet

Operacion anti-drogë në Zvicër/ Arrestohet 51-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij, u kapën me kokainë në banesë

Të arrestuarit janë: një 51-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani një 35-vjeçare italiane me banim në zonën e Luganos.

zh.ll
Operacion anti-drogë në Zvicër/ Arrestohet 51-vjeçari
Foto ilustruese

ZVICËR- Një çift shqitparo-italian ka rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi dyshohen për përfshirje në një operacion të madh trafikimi droge në rajonin Sottocener. Të arrestuarit janë: një 51-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani një 35-vjeçare italiane me banim në zonën e Luganos. Sipas mediave zvicerane në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno, çifti kishte fshehur rreth 1.4 kilogramë kokainë dhe disa gramë tableta ekstazi.

Mësohet se arrestimi i çiftit erdhi pas një hetimi disa mujor dhe që ka çuar tashmë në arrestimin e disa personave të tjerë.  Ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse ka përsona të tjerë të përfshirë pasi disa muaj më parë u prangosën dy italiane dhe një rumun.

Më 22 shkurt, gjatë një aksioni të policisë në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kg kokainë, mbi 1 kg kanabis dhe derivatet e tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Në atë rast u arrestuan dy italianë të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një shtetase rumune 28-vjeçare.

Më pas, në fillim të prillit, hetimet çuan në ndalimin paraprak të dy italianëve të moshës 57 dhe 34 vjeç, si dhe të një shtetaseje zvicerane 38-vjeçare.

Ndaj personave të përfshirë rëndojnë disa akuza, përfshijnë shkelje të rënduar dhe kundërvajtje ndaj Ligjit Federal për Narkotikët, pastrimi i parave, armëmbajtje pa leje, e te tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB