Aktualitet

Oferta "e çmendur"! Shqipëria gati të paguajë 18 milionë euro për 'Giro d’Italia'

Sipas mediave italiane, janë dy destinacione shumë të ndryshme që po shqyrtohen, një jashtë dhe një brenda kufijve kombëtarë: Shqipëria dhe Trieste.

k.m.
Oferta "e çmendur"! Shqipëria gati të paguajë 18
Foto ilustruese

ITALI- "Giro d'Italia 2024" po i vjen fundi, por menjëherë ka nisur puna për vendet se ku do të zhvillohet gara vitin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, janë dy destinacione shumë të ndryshme që po shqyrtohen, një jashtë dhe një brenda kufijve kombëtarë: Shqipëria dhe Trieste. Është e vështirë të thuhet se cila është në pole position për momentin, sepse të dyja negociatat janë shumë të avancuara.

Shqipëria ofron një zgjidhje interesante, e cila mund të shmangë "RCS Sport" të kërkojë një përjashtim për një ditë shtesë pushimi. Po ashtu, sipas mediave italiane, Shqipëria ka "hedhur" në tavolinë një shifër afër 18 milionë euro për të pritur eventin që do të bëhet më 10 maj 2025.

Por çfarë thotë RCS Sport?

Natyrisht, për momentin nuk kanë shumë për të ndarë, pasi po punojnë për të dy skenarët.

“Sipas alternativave të nisjes dhe mbërritjes ne kemi nja dy rrugë gati, sepse nuk mund të vendosësh në sekondën e fundit. Por ende nuk e kemi marrë vendimin përfundimtar se ku do të mbahet Giro dhe do të vendosim rrugën në bazë të kësaj."

Por mediat italiane raportojnë se për të marrë këtë të drejtë është angazhuar personalisht Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“Marrëdhëniet mes qeverive ishin vendimtare në negociatat mes RCS Sport dhe palës shqiptare, me vetë Giorgia Meloni ndërhyri personalisht. Meloni ka punuar shumë muajt e fundit në aksin politik me vendin ballkanik, i cili ka hedhur në tavolinë një shifër afër 18 milionë për nisjen e madhe, që do të bëhet më 10 maj 2025.”

Megjithatë, pavarësisht parave dhe ndërhyrjeve, ende nuk ka asnjë vendim.

Giro d'Italia është një garë vjetore me biçikleta me shumë faza që mbahet kryesisht në Itali , ndërsa gjithashtu fillon në ose duke kaluar nëpër vende të tjera. "GDI" është një nga turnetë e mëdha tre-javorë të çiklizmit profesional dhe pas Tour de France është gara e dytë më e rëndësishme në skenë në botë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB