Aktualitet

“O daja, hajde”/ Vëllai i Etleva Bodit kërkon ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri: La pas 4 fëmijë

Erjon Kanolja u kërkon ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të 31-vjeçares.

k.m.
“O daja, hajde”/ Vëllai i Etleva Bodit kërkon ndihmë
4 fëmijët e Etleva Bodit

ITALI- Etleva Bodi, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, la pas 4 fëmijë. Me të ëmën që nuk jeton më dhe të atin, Selami Bodi, të miturit kanë mbetur në mëshirë të familjarë të nënës së tyre. Ndaj dhe daja i tyre, Erjon Kanolja u kërkon ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të 31-vjeçares. Por edhe për t'u ardhur në ndihmë 4 të vegjëlve që kanë mbetur pa nënën e tyre. Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar për t'i kërkuar ndihmë duke i thënë “daja, hajde shpejt”. Deri më tani janë mbledhur rreth 8500 euro nga 30 mijë totali që nevojitet për sjelljen e arkëmortit të të resë. 

APELI I PLOTË:

“O daja, hajde”/ Vëllai i Etleva Bodit kërkon ndihmë

Quhem Erjon Kanolja, ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në savona të Italisë, i mori jetën motrës time të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Atë mbrëmje më lajmëroi nipi im, i cili është 13 vjeç. ”Daja, hajde shpejt,"- ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjeksore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të Traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku më i madhi prej tyre është veçse 13 vjeç. Të 4 këta fëmijë janë në dorë të drejtësisë italiane dhe fatit pasi e ëma e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest. Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri, gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do t'u bëhet 4 fëmijëve të saj të mituri që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpirë të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tillë si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet Traumë e përjetshme si për ne ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skenë dhe momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutem na ndihmoni të sjellim trupin e saj të pajetë dhe t'i rehabilitojmë këta 4 fëmijë jetim!

31-vjeçarja Etleva Bodi, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit "San Paolo" në Savona. Edhe pse 17 orë në luftë me vdekjen, ajo sërish nuk ia doli dot. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Më pas u zbulua se ishte pikërisht ai që e dhunoi në sy të fëmijëve dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB