Aktualitet

“Nuk krahasohen mollët me qepët”, Rrjepaj pa përgjigje se sa do të kushtonte sterilizimi me koncension

Vokshi tha se koncensioni i sterilizimit nuk ka zgjidhur problemet në spitale, ku përdoren ende teknologjitë e vjetra

E.K
“Nuk krahasohen mollët me qepët”, Rrjepaj pa
Klodian Rrjepaj ne Komision

TIRANË- Është duke vijuar prej më shumë se 2 orësh, marrja në pyetje e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj, për koncensionet në shëndetësi. Rrjepaj u pyet nga drejtuesja e komisionit, Albana Vokshi, se sa do të kushtonte sterilizimi në rast se do të bëhej me prokurim publik  (i referohej koncensionit). Rrjepaj nuk dha detaje në lidhje me koston, pasi sipas tij nuk mund të bëhen krahasime mes dy proceseve të ndryshme. Rrjepaj tha se koncensioni nuk synonte thjesht sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, por sigurimin e të gjitha kushteve për të kryer një operacion të sigurt.

PJESË NGA DISKUTIMI

Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin e shëndetësisë, ende dhe sot përdoren autoklavat. Ende sot përdoren hidroklavat që janë pjesë e masterplanit. A u bë një përllogaritje sa i kushtonte po të vihej në funksion me prokurim publik, sepse i kishim të gjithë lekët. Sa i kushtonte qeverisë? A e keni bërë ju llogaritjen, sepse një mjek që ishte këtu tha që kushtonte 2.4 euro, ju e keni dhënë me kompleksitetin më të lartë 400 euro bashkë me tvsh. Pra puna juaj, detyra e parë ishte pse duhej të jepej me koncesion dhe pse ishte me efektive sesa me prokurim publik. A keni një vlerësim sa i kushtonte shtetit nëse e bënte me prokurim publik? Sa është çmimi për sterilizimin e seteve me prokurim publik dhe pastaj të bëjmë krahasimin.

Rrjepaj: Kjo është ajo që thashë, që ju po thoni sa kushton sterilizimi i një seti. Unë po them sa kushton një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizojmë setin, sepse është vetëm një nga procedurat bazë për të parandaluar infeksionet. Nuk është qëllimi që ne të vëmë në pune një repart qendror sterilizimi, por të kryejmë një ndërhyrje kirurgjikale të sigurt. Siguria në sallat operatore arrihet nga kushtet higjieno sanitare

Vokshi: Dua vlerën sa kushton?

Rrjepaj: Nuk ta jap dot vlerën, si ta jap afrofe? Nuk mund të krahasohen mollët me qepet. Më përmendet një mjek që ka thënë se do harxhonin 2.3 euro për sterilizimin e setit. Dua të them diçka, nëse kërkon në google është të shuajë një kureshtje, nuk është e njëjta masë. Kostot që kryhet është për ndërhyrjen kirurgjikale, nuk është për setin.

Poll

MOS HUMB