Aktualitet

Një varkë e vjetër në brigjet e Vjosës, historianët ngrenë hipoteza: Mendohet se i përket shekullit XX-të

Vrekaj ka vëzhguar nga afër strukturën e ndërtimit të varkës dhe arriti në përfundimin se i përket shekullit XX-të.

a.l
Një varkë e vjetër në brigjet e Vjosës,
Varka në Vjosë

FIER- Në brigjet e lumit Vjosa është gjetur një varkë e vjetër që mendohet se i përket shekullit XX-të. Mjeti lundrues është gjetur pranë fshatit Kashisht të Fierit dhe për të studiuesi Ilirjan Gjika ka hedhur hipotezën se i përket Mesjetës. Mirëpo historianët zbulojnë se kjo gjetje nuk është e vërtetë. Vrekaj ka vëzhguar nga afër strukturën e ndërtimit të varkës dhe arriti në përfundimin se i përket shekullit XX-të.

"Sa i përket gjetjes në fjalë nuk mund të japim një opinion të qartë nëse është mesjetare apo më e vonë, por nga mënyra e ndërtimit besoj se është një varkë e 100 vjecare që lidhet me luftën e parë botëtore. Gjatë kësaj lufte, Vjosa shërbente si kufi mes austriakeve dhe italianeve", thotë historiani Bashkim Vrekaj.

Varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave. 

“Varka e vjetër nuk përjashtohet mundësia t'i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha Moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore”, u shpreh Gjika.

Poll

MOS HUMB