
TIRANË- Një delegacion i përbërë nga një prokurore dhe dy gjyqtarë të distriktit të Utah në SHBA, kanë vizituar së fundi prokurorinë e Posaçme, ku janë pritur nga kreu i SPAK Altin Dumani. Së bashku me përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, ata kanë dhënë mesazhe në mbështetje të SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë në vendin tonë.
Grupi përfshinte Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Postimi i ambasadës së SHBA-ve:
Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.